Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur për procesin e vaksinimit në Shqipëri dhe faktin se numri i qytetarëve që nuk duan marrin vaksinat anti-covid sa vjen edhe rritet. Kjo sipas tij është pasojë e mos-transparencës nga ana e qeverisë.
I ftuar në emisionin “Çim Peka Live”, Basha bëri edhe deklaratën e fortë se qytetarë që kanë marrë dozën e parë të vaksinave janë sëmurur madje edhe kanë humbur jetën.
“Menaxhimi i pandemisë nga Edi Rama njësoj si çdo aspekt tjetër i këtyre 8 viteve ka qenë një dështim katastrofik. Dhe çështja e vaksinave nuk përbën asnjë të re është po kështu dështim. Pse? E para e punës, vaksinat blihen me paratë e shqiptarëve. E dyta e punës besueshmëria tek procesi i vaksinimit vjen duke bërë transparencë. E para bën sikur i ka sjellë vetë, sikur i ka paguar me paratë e veta dhe e dyta nuk jep asnjë llogari, asnjë transparencë se si janë siguruar ato.
Ndërkohë kemi raportime që numri i atyre që duan të vaksinohen po bie me shpejtësi. Kemi raportime vdekjesh dhe të sëmurësh pasi janë administruar me një vaksinë. Po ne nuk jemi në gjendje të gjykojmë sot sepse ai ka ndërprerë elementin themelor të transparencës dhe të debatit publik apo profesional që janë të dhënat.
Të dhënat e vërteta jo të manipuluara e kjo është arsyeja pse ka dështuar dhe qëndrimi dhe plani ynë për të administruar këtë çështje shumë të rëndësishme është fare i thjeshtë, po jua përsërisë edhe njëherë. Ne kemi një grup ekspertësh të mbështetur nga 4 ekspertë perëndimor dhe ne do të sigurojmë në kohën më të shkurtër të mundshme përmes transparencës, një besueshmëri te procesi i vaksinimit, vaksina cilësore të cilat janë të domosdoshme për të kapërcyer pandeminë. Do ta bëjë qeveria e zgjedhur pas 25 prillit” – tha Basha.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?