Koordinator i “Bindjes Demokratike”, Astrit Patozi tha mbrëmjen e sotme në Open se PD-ja e ka akuzuar në mënyrë të gabuar, kur ai as një kafe nuk ka pirë me kryeministrin Edi Rama.
Ai thekson se PS mund të rrëzohet nëse ka bashkëpunim mes partive të reja dhe PD-së.
“Ai ka ngrënë pica me Veliajn dhe Ramën, por unë s’jam ulur as në kafe me ta, i kam kundërshtarë dhe ballorë, por për interesat e vendit ulem me të dhe me dikë tjetër.
Unë isha kundër Ramës anë atë kohë. Bashën unë në juri nuk e pranoj. Unë dua që të bjeri nesër dhe të jemi ne, nuk mund të bëhet duke u futur në sqetulla.
Ne nuk duam që kryetari të jetë sulltan dhe po luftoj që ky pushtet të kufizohet. Ne do të konkurrojmë me lista të hapura, tani çfarë më duhet mua se çfarë thotë Basha për mua.
Të dy bashkë ne e rrëzojmë Edi Ramën me PD pa qenë nevoja të futemi në sqetullën e tyre, pas 2017 e ka bërë më keq, këto juri nuk i pranoj nga ai jo njëherë por nga askush tjetër, është koha ajo që i shënon të tjerët, i kemi rrugët e ndara.
Nuk kam pirë kurrë një kafe me zotin Rama se kam problem që ta pi nesër se skam gjë personale. Këta njerëz që kanë qenë në dasmën e Edi Ramës më akuzojnë mua”, tha Patozi./lajmiifundit/
“Prishtina gjithmonë do të jetë krah Tiranës”, Komuna publik...
Superliga rikthehet në aksion me ndeshje interesante
Kurti vendos gurthemelin për ndërtimin e Sallës së Edukatës ...
Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion r...
Grafiti në “Car Lazar”, suspendohen gjashtë policisë për mos...
Aksidenti me fatalitet në Kaçanik, Policia jep detaje – ka r...