Basha: Jetike për vendin janë zgjedhjet e lira

21:49 | 21 Shkurt 2017
Arbresh.info

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi sot pasdite një takim me Eurorodeputetin dhe raportuesin per Shqipërinë ne Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein ku në fokus ishte qëndrimi i opozitës në lidhje me bojkotin parlamentar dhe nisjen e protestave.

Pas takimit, në një prononcim për mediat, kryetari i PD-së Basha tha se, diskutuam me Fleckenstein ato çfarë opozita ka në axhendën e saj, pasi me këtë qeveri nuk mund të shkohet në zgjedhje. “Partia Demokratike, opozita është e bashkuar në këtë qëllim, është e vendosur të jetë më qytetarët shqiptarë deri në realizimi e kësaj çështje jetike për vendin”, tha Basha.

Basha shtoi se, në këto kushte nuk ka asnjë zgjidhje tjetër përveç qeverisë teknike. “Ky është vendimi i opozitës për të mos qenë pjesë e një parlamenti fasadë, deri në momentin kur partitë politike në atë parlament, por dhe partitë politike jashtë parlamentit, të jenë pjesë e një pakti kombëtar, e një qeverie teknike që të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme”, pohoi lideri i PD-së.

Pyetjes nga media, se erodeputeti Fleckenstein ka ardhur me mision për dialog mes palëve, Basha tha se Fleckenstein nuk ka ardhur në Tiranë për të negociuar, por është reporter për Shqipërinë . “E falënderova për rezolutën e PE-së dhe detyra ishte ta informoja për qëndrimet e opozitës, për t’i shkuar deri në fund zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, tha ai.

Pyetjes, se a e pengon protesta dhe bojkodi i opozitës reformën në drejtësi, Basha tha se Partia Demokratike është krenare për kontributin në reformën në drejtësi. “Mazhoranca Rama-Meta premtoi se paketa e shtatë ligjeve do të bëhej me konsensues me opozitën, ajo e shkeli premtimin të dhënë partnerëve ndërkombëtarë dhe sot nuk ka si ta drejtojë gishtin nga opozita, sepse ne nuk u vetëpërjashtuam por mazhoranca Rama-Meta na përjashtuan.

Sot jetike për vendin janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme dhe rruga e vetme për të garantuar kthimi e opozitës, është pakti kombëtarë për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, theksoi Basha.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme