Basha: Jemi me studentët, një ndryshim po lajmërohet këto ditë

19:08 | 11 Dhjetor 2018
Arbresh Info

Kreu i PD, Lulzim Basha ka përshëndetur protestën e studentëve. Gjatë fjalës së tij në ditën e themelimit të Partisë Demokratike, ai tha se në Shqipëri një ndryshim po lajmërohet këto ditë.

Basha: Janë orë të revoltës popullore sepse studentët janë sakrificë duke thirrur një dhjetor të dytë. Gjithë respekti është për ta, kjo është liria, kjo është demokracia. Ne jemi me ta, PD është me ta, qytetarët janë me ta. E sotmja nuk është një ditë festimi, por një ditë nderimi.

Ortakëria e babzitur mes pushtetarëve dhe mes segmenteve të kapura ka dobësuar deri në koma mekanizmat e mbikqyrjes së qeverisë.

Një ndryshim po lajmërohet këto ditë në Shqipëri. Kjo lëvizje është shumë më shumë sesa tarifat universitare, është shumë më shumë sesa kjo që shohin sot. Është armatosja me kurajo që të mos heshtin më kur qeveria i merr nëpër këmbë.

Prej 8 ditësh shohim thirrjen e të rinjve. Lëvizja studentore është bekim për Shqipërinë.

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/340872869836634/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme