Kryetari i PD-së, Lulzim Basha u shpreh mbrëmjen e sotme se hera e fundit që ka folur me zë me Sali Berishën ka qenë data 9 shtator, kur e pezulloi nga grupi parlamentar dhe se më pas ka pasur vetëm një moment shkëmbimi mesazhesh, ku ish-kryeministri e ka ngushëlluar për humbjen e të atit.
Kryedemokrati tha se është i hapur për t’u ulur në një tryezë me Sali Berishën me një kusht, që të tërhiqet nga aksioni që ka ndërmarrë dhe akuzat që ka bërë.
Pjesë nga intervista në ABC A do të pranonit një negocim nga PPE për të zgjidhur krizën brenda PD-së?
PPE është partia jonë nënë, në të cilën bëjmë pjesë, është me norma dhe parime që pasqyrohen në statutin tonë, e gjithë beteja është respektimi i këtyre normave. Nuk ka dy palë. Duhet të ketë një premisë. Nuk ka ndarje Basha-Berisha, nuk ka dy palë në PD. Ka një individ që ka një peshë të caktuar historike i cili për interesat e tij po i mbivendoset interesave të demokratëve.
Qeveria dërgon mbi një milion euro në Luginë, Sinani: Ky fin...
Dhurata më e çmueshme e Xhensiles për Ajken vjen për Krishtl...
Kurti: Tre milionë euro investim në arsim për Komunën e Mali...
Rrëzimi i aeroplanit në Kazakistan, Rama: Shprehim ngushëlli...
Papa Françesku bën thirrje t’i jepet fund luftës në Uk...
Murati: Secili që dëshiron mund të heq dorë nga lista përfit...