As Edi Rama dhe as Fatmir Xhafaj nuk ishin të pranishëm në nisjen e seancës së kësaj të enjteje në Kuvend. Mungesën e tyre e vuri re opozita.
Fillimisht kreu i Grupit Parlamentar demokrat, Edmond Spaho dhe më pas vetë Lulzim Basha thanë se seanca nuk mund të vijojë pa praninë e Kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm, që i akuzojnë për lidhje me krimin.
Gjatë fjalës në foltore, Lulzim Basha konfirmoi se të hënën dhe të martën ndodhej për një vizitë në Berlin, por jo për arsyet që e sulmon mazhoranca.
“Po, kam qenë në Berlin këtë të hënë e të martë, jo në vizitë klandestine siç thoni ju, as të paguar me milionat e drogës, por i ftuar nga autoritetet më të larta gjermane për të diskutuar shqetësimin e tyre se situata politike në vend, 6 javë pas largimit të Ramës nga Berlini, jo vetëm që nuk ka shkuar drejt përmirësimit, por drejt përkeqësimit, që u lirua Saimir Tahiri dhe e njëjta skemë po ndiqet për të shpëtuar vëllezërit Xhafaj”, deklaroi ai.
Të gjitha këto për Bashën e bëjnë të pamundur për ligjvënësit gjermanë që të rekomandojnë negociatat.
“Në këto kushte është e paimagjinueshme që Bundestagu të rekomandojë hapjen e negociatave”, vijoi ai.
Basha këmbëngul se mazhorancën dhe opozitën e bashkon kërkesa për hapjen e negociatave, por për arsye krejtësisht të ndryshme.
“Ju me pretendimin se Shqipëria i meriton, ne me bindjen që hapja e negociatave është instrumenti i vetëm që mund të garantojë presion maksimal ndaj bandës që qeveris sot pa ligj dhe Kushtetutë në këtë vend”, tha ai./top channel
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...