Gjatë fjalës së tij nga “çadra e lirisë”, kreu i opozitës Lulzim Basha iu përgjigj shefes së politikës së jashtme të BE-së, Frederica Mogherini, e cila mbrëmë u shpreh se vettingu është kusht për hapjen e negociatave.
Basha tha se këto deklarata janë broçkulla, duke brohoritur me të madhe termin në anglisht “bullshit”.
“Erdhën këtu personalitetet europiane dhe treguan qartë se pa zgjedhje të lira e të ndershme, pa luftë kundër krimit, pa luftë kundër drogës, korrupsionit dhe pa drejtësi të vërtetë e pa kapur dyert e Europës nuk mund të hapen për Shqipërinë.
Ju e dëgjuat këtë mesazh. E gjithë bota e dëgjoi. Tani po na thonë bëjeni vettingun se do hapim negociatat, kësaj në shqip i themi broçkull, në anglisht i themi Bullshit!”, tha Basha.
“S’ka vetting pa zgjedhje të lira të ndershme. S’ka zgjedhje të lira pa qeveri teknike”, vijoi ai.
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit