Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë (PD), Lulzim Basha i ka reaguar sot ashpër kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama për qasjen e tij ndaj seancës së të enjtes në Këshill të Sigurimit, e cila u thirr nga Serbia për ndalimin e dinarit në Kosovë.
Kreu i PD-së përmes një postim në “X” shkruan se aleatët strategjikë e trajtojnë sigurinë e Kosovës si çështje të sigurisë kombëtare, rajonale, evropiane dhe euroatlantike, ndërkaq vetëm Edi Rama nuk e konsideron të tillë, raporton Arbresh.info.
“Flet si perëndimor, vepron si lindor. Aleatët strategjikë e trajtojnë sigurinë e Kosovës si çështje të sigurisë kombëtare, rajonale, evropiane dhe euroatlantike. Vetëm Edi Rama nuk e konsideron të tillë”, shkruan Basha.
Sipas tij, Kosova nuk ka nevojë për leksione demokracie nga një autokrat, por për mbështetje konkrete.
“Shqipëria nuk ka kërcënim më të madh ndaj sigurisë së saj kombëtare se korrupsioni që vret vende pune, varfëron shqiptarët dhe shkatërron besimin te institucionet dhe shteti”, shkruan Basha./Arbresh.info/
Flet si perëndimor, vepron si lindor.
Aleatët strategjikë e trajtojnë sigurinë e Kosovës si çështje të sigurisë kombëtare, rajonale, europiane dhe euroatlantike. Vetëm Edi Rama nuk e konsideron të tillë.
Aleatët strategjikë e trajtojnë korrupsionin e politikanëve dhe zyrtarëve…
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) February 9, 2024
Akuzohet për vrasje, “Kobra”: Nuk ndihem fajtor
Me pranga në duar e me 4 avokatë në mbrojtje, “Kobra...
Dita e Alfabetit Shqip, Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbi...
Hyrja e “lirshme” e drogës në burgjet e Kosovës, për tre vje...
Pacolli udhëton me tren: Moment qetësie larg zhurmës së përd...
Intervista e Ronaldo-s me MrBeast-in po thyen rekorde, 17 mi...