Lideri i demokratëve Lulzim Basha i ka bërë një thirrje të gjithë shqiptarëve që t’i bashkohen protestës së opozitës ditën e hënë në orën 20:00 të mbrëmjes për t’i dhënë një tjetër mesazh qeverisë se ajo duhet larguar.
Përmes një videoje në rrjetin social, ku thuhet se kryeministri akuzohet për vrasje të shumëfishtë (vrasje të demokracisë, lirisë, stabilitetit të vendit, të zgjedhjeve etj), Basha i ka bërë apel të gjithë qytetarëve me këto fjalë:
Me 30 qershor 85% e shqiptarëve refuzuan dhunimin e Kushtetutës. 85% e shqiptarëve refuzuan farsën e votimeve moniste, 85% e shqiptarëve refuzuan politikën e bërë njësh me krimin. 85% e shqiptarëve refuzuan politikat e varfërisë dhe mjerimit. 85% e shqiptarëve refuzuan vjedhjen me ligj, me PPP, me koncesione dhe oligarkë. 85% e shqiptarëve refuzuan Edi Ramën!
Të hënën #8korrik në ora 20:00 bashkohemi të gjithë në Tiranë kundër diktaturës, bashkohemi në mbrojtje të lirisë dhe pluralizmit, bashkohemi për familjet dhe fëmijët tuaj, për #ShqipëriaSiEuropa!
Asnjë hap pas! #RamaIk
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/473314776761570/?t=1
Banesat te “Rrethi i Flamurit” do të kyçen në ngrohjen e “Te...
“Duhet të përmirësohemi, Daku u largua për çështje taktike”,...
Gjendet një mjet i pashpërthyer në Graqanicë, ndërhyn KFOR-i...
“Paralizohet” Greqia, sindikatat e punonjësve në grevë
Policia parandalon një rast të kontrabandimit me emigrant në...
Policia shqiptoi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve