Google ADS

Basha: Heshtje për ofertën e opozitës për presidentin dhe vetingun

13:46 | 22 Prill 2017
Arbresh.info

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar të shtunën nga “Çadra e Lirisë” një bashkëbisedim me gratë për vështirësitë, sfidat dhe projektet lehtësuese të Republikës së Re, ku deklaroi se qeveria heshti për ofertën që opozita ka bërë për presidentin nga populli dhe vetingun.

Në fjalën e tij, kryetari i PD-së, Basha tha se opozita as nuk kërkon as nuk pranon pazar politik me postin e presidentin e Republikës.

“Rama ka përgatitur dështimin e negociata, ende pa ardhur përfaqësuesit evropian, por ne nuk tërhiqemi nga qëndrimi ynë. Ditën e hënë do të protestojmë e në vazhdim deri në shmangien e klikës së Republikës së Vjetër”, tha Basha.

Ai shtoi se “kryeministri çirret me gënjeshtra dhe mashtrime dhe e vetmja e vërtetë është kanabizimi i Shqipërisë, ndaj Republika e Vjetër po bën gjithçka për të mbajtur në këmbë këtë klikë dhe çmimi është prishja e zgjedhjeve”.

“Ekonomia ka rënë për shkak të krimit dhe drogës, tenderat korruptiv, babëzia qeveritare, mijëra biznese kanë mbyllë bizneset e tyre, mijëra të tjerë kanë humbur vendet e punës. Ekonomia është shkatërruar, taksat janë rritur, fuqia blerëse ka rënë, shqiptarët fitojnë më pak, ekonomia tkurret çdo ditë dhe 10% ose 300 mijë e shqiptarëve janë larguar nga vendi”, tha Basha.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme