Menjëherë sapo u kthye nga Gjermania, kreu demokrat u takua në Rinas me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini, ndërsa me të mbërritur në Tiranë, Basha zhvilloi një bashkëbisedim me gazetarët, ku çështja kryesore është rekomandimi për negociatat.
Duke folur për vizitën e tij në Gjermani, Basha theksoi se ishte vetëm për të lobuar pro hapjes së negociatave, duke vënë në dukje se në raportet gjermane Shqipëria s’ka bërë shumë avancim.
“Qëllimi im në Gjermani për të lobuar për një votë Pro për hapjen e negociatave.Për çdo kapitull kërkohet vota e çdo vendi anëtar. Sot nuk është dita për të festuar, por për të punuar. Për hapjen e negociatave janë 5 kushte, që janë vlerësuar nga KE dhe do të vlerësohen ehe nga vendet anëtare. Kujtoj se për Gjermaninë nuk janë 5, por 7. Kam pasur disa takime në Gjermani, kërkesa ime ka qenë e qartë: Shqipërisë t’i hapen negociatat. Në dialogun me palën gjermane kemi hasur jo pak skepticizëm për plotësimin e kushteve të kërkuara. Raportet e tyre tregojnë se nuk është kapur asnjë kryebandit. Shqipëria ka humbur akoma më tepër vende në luftën kundër korrupsionit. Reforma në drejtësi po ecën me hapa të ngadalta. Reforma administrative, në raportin gjerman thuhet se vetëm në vitin e fundit 30% e punësimeve janë politike. Detyra e opozitës, jo të fshehë të vërtetën”, u shpreh Basha.
Më tej Basha theskoi edhe arsyen se përse PD kërkon me ngulm hapjen e negociatave.
“E kërkojmë hapjen e negociatave sepse: Sa më shumë të avancojë procesi i integrimit, aq më shumë presion do të ketë mbi qeverinë”, tha ai./Top Channel
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...