Kreu i demokratëve, Lulzim Basha pasditen e së hënës ndaloi në Vlorë, ku zhvilloi një bashkëbisedim me të rinjtë e qytetit.
Basha mori ide dhe sugjerime lidhur me protestën e 18 shkurtit, e cila sipas tij është vetëm fillimi i një lëvizjeje mbarëpopullore, që do të sjellë një ndryshim të madh në vend.
Pasi dëgjoi edhe shqetësimet e të rinjve lidhur kryesisht me papunësinë, kreu i opozitës i ftoi ata të ngrenë njëzëri problemet e tyre përpara Kryeministrisë më 18 shkurt.
“Sapo kam mbaruar një takim të jashtëzakonshëm me rininë vlonjate, e cila është e angazhuar si asnjëherë më parë për t’i prirë bashkimit mbarëpopullor të 18 Shkurtit, që do të jetë bashkimi më i madh i shqiptarëve në 27 vite pluralizëm. Përfitoj nga rasti t’i ftoj të gjithë të rinjtë dhe qytetarët e Vlorës të bëhen pjesë e këtij bashkimi.
Ata që pritën më kot 300 mijë vende pune, ata që shpresuan shëndetësi falas, ata që donin të dërgonin djemtë dhe vajzat e tyre në universitete më cilësore me tarifa të përballueshme, e dinë fare mirë pas katër vitesh se vende të reja pune nuk ka, se shëndetësia është në ditën e saj më të zezë, dhe se të çosh fëmijët në universitet është më e shtrenjtë. Taksat janë rritur, faturat e energjisë janë më të larta, të ardhurat kanë rënë, po kështu edhe fuqia blerëse”, tha Basha.
“Zarf i zi për Xhenetën”, ja çka shkruan në të!
Presidentja Osmani tregon se si po festojnë brenda shtëpisë
Morën flakë lokalet dhe banesat përreth – policia me detaje ...
Izraeli vret komandantin e Hamasit që udhëhoqi sulmin e 7 te...
Rryma i fiku edhe në Porto Riko, pothuajse i gjithë vendi pa...
Rovena po martohet sonte? Xheneta dhe Vullneti në dyshime, s...