Nga Fieri kryetari i PD, Lulzim Basha e ftoi publikisht kryeministrin Edi Rama të përballen në një debat televiziv.
Shefi i opozitës thotë se Edi Rama duhet të bëj bilancin e tij dhe ai të vetin, më pas do të jenë qytetarët që do të vendosin me votë, se cili duhet të qeverisë vendin.
Basha thotë se nëse Rama nuk e ka dëgjuar, ftesën për debat ia çon edhe me shkrim. Ftesën ai e përsëriti edhe përmes rrjeteve sociale.
“Sonte e ftoj këtu nga Fieri për një debat televiziv me kandidatin për Kryeministër të Republikës së Re. Edi Rama, mund të shëtisësh në Shqipëri duke treguar barcaleta, por nuk i çon dot katër javë me barcaleta. Eja në debat, bëj bilancin tënd! Unë bilancin tim! Ti programin tënd! Unë programin tim dhe qytetarët të vendosnin me votën e tyre. Ftesën e bëra publike. Po s’e pate dëgjuar po ta nis edhe me shkrim“, tha Basha, para njerëzve të pranishëm në çeljen e fushatës për Qarkun e Fierit.
Lideri demokrati tha se shqiptarët sot bëjnë bilancin e katër viteve të cilin kundërshtari i tij nuk e ka.
“Në fushatë do të ketë fishekzjarrë, do të ketë truke, do të ketë gjeste dhe batuta që i ka shumë qejf Edi Rama, vdes për batuta, e dini ju. Të gjitha këto kanë një qëllim, të heqin vëmendjen e qytetarëve nga çështjet kryesore që shtrohen për zgjidhje”.
Kryetari i opozitës u shpreh më tej se: Republika e vjetër u shpalos më në fund, e nxori fytyrën e vërtetë, është një komplot i një grushti politikanësh që e përdori politikën siç e do vetë Edi Rama si lojë shahu, dhe qytetarët si gurë shahu. Për ta, ky është thjesht një teatër kukullash, një shfaqje për t’i marrë mendjen një populli të tërë ndërkohë që zhysin duart e tyre në asetet e vendit, në xhepat tuaja, në taksat tuaja dhe ditë për ditë ju varfëroheni dhe një grusht politikanësh pasurohen.
Kjo duhet të marrë fund. 300 mijë vende pune premtoi. Askush nuk e harron. Premtoi shëndetësi falas. Premtoi se 97% e shqiptarëve do paguanin më pak taksa dhe sot nga mëngjesi deri në darkë merret me gjithçka tjetër, përveçse të japë llogari para shqiptarëve. Me gjithçka tjetër, dhe me ekipin tim. Ok e kuptoj që merret, e shan. E shan sepse ekipi im e frikëson sepse është ekipi juaj, sepse është ekipi i fitores.
Basha tha se Rama merret me gjithcka, por nuk flet asnjë fjalë për premtimet e tij.
Republika e re, tha më tej Basha do të ndreqë padrejtësitë ndaj shqiptarëve. Ai u shpreh se ka programin që do zhvillojë ekonominë e shqiptarëve.
“Unë nuk do të jem kryeministri i palmave. Unë nuk do të jem kryeministri i shatërvaneve. Nuk do të jem kryeministri i ekspozitave. Nuk do të paguaj kurrë 900 euro palmën kur me ato para mund të ushqejmë 10 familje në ndihmë ekonomike. Unë do të jem kryeministër i shqiptarëve. Nuk ka shtet të fortë pa ekonomi të fortë. Nuk ka shqiptar që nuk e do Shqipërinë.
Shqipëria janë njerëzit, jo fasadat, jo palmat, dhe unë do të jem kryeministri i njerëzve, kryeministri juaj. Prioriteti im i padiskutueshëm nga mëngjesi deri në darkë do të jetë ekonomia, vendet e punës, mirëqënia. Jo palmat, jo ekspozitat, jo fasadat”, u shpreh Basha.
Unë kam një plan, theksoi lideri I opozitës, të hartuar me ekspertët më të mirë të CDU-së gjermane të dërguarit e kancelares Angela Merkel pranë Lulzim Bashës, që i urojmë fitoren në zgjedhjet që e presin dhe e falenderoj nga zemra për ekipin që çoi në Partinë Demokratike, për programin ekonomik të shqiptarëve, të Republikës së Re.
“Republika e Re, o fermerë do të thotë subvencione për çdo familje, në bazë të prodhimi, pa nipt dhe burrokraci. Çdo familje do të marrë mesatarisht 50 mijë lekë për dynym dhe një shumë për krerët e bagëtive dhe të tjera fusha të zhvillimit rural. Dua ta përsëris këtu, në prani të mikut tonë amerikan. Një premtim që ç’është e vërteta ia kam marrë Presidentit Trump. Trau i doganës shqiptare do të mbyllet njëherë e mirë për prodhimet bujqësore që konkurojnë padrejtësisht djersën e fermerëve shqiptarë”, tha Basha.
Përpara qytetarëve të Fierit foli edhe kryetari i Këshillit për Politikat Kombëtare në SHBA, Bob McEwen i cili u shpreh se vota për Lulzim Bashën është një votë pro afrimit të Shqipërisë me perëndimin. “Javën e kaluar, 28 vende dhe liderë u mblodhën në Bruksel. Kryeministri i Shqipërisë ishte atje për të përfaqësuar Shqipërinë si vend i NATO-s, por ai ai nuk e mbështeti NATO-n. Ne e dimë se në çfarë drejtimi Lulzim Basha do ta çojë Shqipërinë. Jeni ju që do ta merrni këtë vendim ditën e zgjedhjeve. Ju dhe ne bashkë e njohim këtë vend të madh. E dimë sa të mirë janë qytetarët shqiptarë. Dhe njeriun që ne duam, që liderët e botës ta mendojnë si kryeministrin e ardhshëm të Shqipërisë, është Lulzim Basha”, tha ish-kongresmeni amerikan.
Apeli vërteton aktgjykimin lirues për Sylejman Selimin dhe J...
Xabi Alonso kthehet në Anfield si kundërshtar
Pensilvania, historia e shtetit që vendos përherë fatet e Am...
Policia zvicerane kap 15 trafikantë droge në Verbier
Buja: E kam marrë vesh më vonë që Thaçi ishte anëtar i Shtab...
Osmani bashkë me nënën dhe motrat kryejnë mamografinë në QKU...