Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat tha se opozita ka 6 vite që vazhdon betejën kundër krimit, pasi sipas tij, opozita nuk ka pasur asnjë zgjedhje tjetër dhe sytë e botës janë kthyer nga Shqipëria. Basha ftoi të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në protestën e së shtunës në orën 19:00.
“Sytë e botës janë drejtuar nga ne, për të parë sesi ne si vend, si popull i bashkuar rreth vlerave do ta zgjidhim këtë krizë. Pastrimi i sistemit tonë politik dhe largimi njëherë e mirë i drejtimit kriminal të qeverisjes është shpresa dhe rruga e sigurt për një Shqipëri që i takon të gjithë qytetarëve të saj, për Shqipërinë e gjithë shqiptareve. Jo për Shqipërinë qe duan një grusht hajdutesh dhe kriminelesh qe kane kapur pushtetin me krimin. Ne e bëjmë ketë beteje për standartet europiane, një vend të vlerave dhe mirëqenies për të gjithë”. Ju ftoj të dashur bashkëqytetarë, të bashkohemi si asnjëherë me njëri-tjetrin nesër në ora 19 në protestën kombëtare. Bashkimi, pjesëmarrja dhe vendosmëria juaj është forca e pandalshme për clirimin e Shqipërisë nga regjimi kriminalo-autokatik që ka marrë peng vendin dhe fatet tuaja. Beteja ime dhe e Partisë Demokratike këto 6 vjet ka qenë një betejë e vazhdueshme kundër trafikut të drogës, kundër krimit dhe kundër kapjes së shtetit nga krimi. Ka qenë një beteje të cilën, shumicën e këtyre viteve, unë dhe PD e kemi zhvilluar të vetëm, dhe shpesh herë të sulmuar, akuzuar, përqeshur dhe në nën trysni të jashtëzakonshme.
Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama se lidhjet e tij me kriminelët kanë qenë më të hershëm, që në kohën që ai ishte kryetar i bashkisë së Tiranës.
“Kriminelët, drogën, krimin në politikë dhe në aleancë me qeverinë nuk i solla unë. I solli personalisht Edi Rama, me një projekt të qartë, të vetëdijshëm, të qëllimshëm dhe të planifikuar. Lidhjet e Edi Ramës me krimin janë shumë më të hershme se sa kur u bë kryeministër. Këto lidhje kanë filluar që në kohën kur ishte kryebashkiak i Tiranës dhe e ktheu qytetin në një lavatrice gjigande ku u pastruan për vite paratë e trafiqeve dhe të krimit. Personazhet kryesore të nëntokës së kryeqytetit të asaj kohe kanë qenë partnerë dhe bashkëpunëtorë të tij. Me ata ka ndarë para dhe pushtet që në atë kohë. Përmes lejeve të ndërtimit Edi Rama krijoi një elitë kriminale në Tiranë.
Kryedemokrati, deklaroi pas publikimit të 6 audio-përgjimeve nga gazeta gjermane “Bild” tani më nuk ka dalllim dhe asnjë vijë ndarëse mes krimit dhe Partisë Socialiste dhe institucioneve.
“Sikurse e pa gjithë bota, në Durrës, sot nuk ka më asnjë dallim dhe asnjë vijë ndarëse mes krimit dhe Partisë Socialiste dhe institucioneve të pushtetit që kontrollon Partia Socialiste. Bandat janë shtabe elektorale të Partisë Socialiste, kokat e krimit konsiderohen si shefa të tyre nga administrata publike, bandat caktojnë dhe marrin përfaqësuesit e tyre në Kuvend me siglën e PS-së, ndërsa drejtues socialistë koordinojnë çdo veprim politik me kriminelët”./tvklan.al
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...