Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i ka kërkuar shqiptarëve të marrin pjesë masivisht në protestën e nesërme të 18 shkurtit.
Në një deklaratë për mediat kreu i demokratëve shprehet se forca e protestës është bashkimi, kurajoja dhe ëndrrat për të ardhmen.
“Protesta e nesërme është bashkimi me i madh i qytetarëve kundër padrejtësisë, kundër keqqeverisjes, kundër varfërisë. Nesër do të marrin pjesë të gjithë qytetarët, gra, burra, të reja, të rinj, pensionistë, familjarë, studente, gjimnaziste dhe intelektuale, njerez të artit, kulturës e sportit, të papunë e sipërmarrës, fermerë dhe punëtorë”, shprehet Basha.
Ai thotë se nga protesta kanë frikë vetëm ata që duan t’i mbajnë shqiptarët të nënshtruar, “ndaj dhe shpifin e gënjejnë për protestën”.
“Nga ky bashkim i madh kanë frikë vetëm ata që duan t’i mbajnë shqiptarët të nënshtruar. Ndaj kanë filluar të shpifin e të gënjejne për protestën. Mos i besoni tamtamet e qeverisë, mos i besoni ata që kanë katër vjet që ju gënjejnë për punësimin, për shëndetësinë falas, për mirëqenien tuaj”, shprehet Basha, shkruan Top Channel.
“Ejani në protestë bashkë me familjarët tuaj, siç do bëjmë të gjithë. Forca jonë nuk është dhuna, por bashkimi, kurajo dhe ëndrrat që kemi për të ardhmen”, thuhet në deklaratën e Lulzim Bashës.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...