Basha flet mbi takimin me zyrtarin e DASH: Folëm për luftën ndaj korrupsionit dhe kapjes së shtetit

17:24 | 4 Shtator 2019
L G

Lideri i demokratëve Lulzim Basha ka patur një takim këtë të mërkurë me zyrtarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit David Kostelancik, takim për të cilin kryedemokrati ka përcjellë një mesazh në rrjetin social.

Basha shkruan se patu një bisedë të hapur dhe konstruktive me zyrtarin e DASH, të fokusuar në luftën ndaj pandëshkueshmërisë së politikanëvë, luftën ndaj kapjes së shtetit, korrupsionit si dhe forcimit të partneritetit strategjik mes SHBA-ve dhe Shqipërisë.

“Një diskutim i hapur dhe konstruktiv me David Kostelancik, drejtori i ri i zyrës për europën jugqendrore në departamentin e shtetit. U fokusuam tek dhënia fund e pandëshkueshmërisë për politikanët dhe shtrëngimi i sundimit të ligjit; lufta kundër kapjes së shtetit dhe korrupsioni si dhe forcimi i marrëdhënieve strategjike SHBA- Shqipëëri”- shkruan Basha në twitter./Express

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme