Basha: Emigracioni nuk është zgjidhja, ne kemi një plan për rininë

23:32 | 7 Nëntor 2019
Arbresh.info

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, reagoi sërish në rrjetet sociale pas takimit në Vlorë me të rinjtë.

Teksa poston disa foto nga takimi, Basha shkruan se emigracioni nuk është zgjidhja.

Lideri i opozitës thotë se opozita ka një plan për rininë.

“Emigracioni nuk është zgjidhja!

Asnjë vend i huaj nuk na bëhet si shtëpia jonë.

Ne kemi një plan për të mbështetur rininë nëpërmjet arsimit sepse asnjë i ri nuk duhet të mbetet pa studiuar për shkak të pamundësive ekonomike.

Pjesë e këtij plani është dyfishimi i buxhetit për arsimin e lartë dhe fokusimi te teknologjia e informacionit.

Kështu do të tërheqim investime të huaja të cilat do ti japin të rinjve arsye për të qendruar në Shqipëri dhe për ta ndërtuar të ardhmen e tyre këtu,” shkruan Basha.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme