Google ADS

Basha: Edi Ramën makthi e pret në zbardhjen e dosjeve hetimore

21:00 | 15 Maj 2019
Arbresh.info

Pas vendimit të Kryesisë së Partisë Demokratike, që protesta e opozitës të mbahet në mbrëmjen e 25 majit, lideri i PD-së, Lulzim Basha tha se vendimi unanim i opozitës është përballje ballore me të gjitha format.

“Forumet më të larta drejtuese të PD dhe kryetarët e koalicionit opozitar kanë shqyrtuar gjendjen e rëndë të grushtit ët shtetit ku ndodhet vendi. Sot e gjithë Shqipëria dhe bota kanë kuptuar se fshihet makthi i Edi Ramës për atë që e pret në zbardhjen e dosjeve hetimore ku përfshihet drejtpërdrejtë Edi Rama”, tha Basha, pas mbledhjes.

“Vendimi unanim i opozitës është përballje ballore me të gjitha format. Që nga ky moment do të jemi çdo ditë dhe çdo minutë bashkë me qytetarët në një përballje pa kthim me ushtarët dhe shërbëtorët e juntës kriminale në pushtet derisa të diktojmë kthimin tek demokracia”, tha lideri demokrat.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme