Google ADS

Basha e mbyll protestën me himnin dhe simbolin e shqiponjës

14:20 | 21 Shkurt 2019
Arbresh.info

“Bëhuni gati për betejën e radhës në Tiranë, në Shkodër, në Vlorë, në Korçë, në Elbasan, në Durrës, në Dibër, në Tropojë dhe në Sarandë, anembanë vendit. Zoti e bekoftë Shqipërinë!”.

Këto ishin fjalët përmbyllëse të mitingut të zhvilluar këtë të enjte para Kuvendit të Shqipërisë dhe më pas para Kryesisë së Kuvendit, ku Basha dhe deputetët e tij, së bashku me ata të aleatëve, dorëzuan mandatet parlamentare, e që fundin e pati në selinë e Partisë Demokratike.

Por, ndryshe nga rastet e tjera, këtë herë kreu i opozitës duket se u kaplua nga emocionet, teksa nisi të këndonte Himnin Kombëtar së bashku me mbështetësit e demokratëve të pranishëm.

Gjithçka mbyllet me simbolin e shqiponjës me duar, duke na kujtuar momentet drithëruese të fillimit të ndeshjeve të Kombëtares kuqezi, aty ku në fakt shpeshherë është tenori Kastriot Tusha që këndon himnin./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme