“Kjo e sotmja është vetëm fillimi i mosbindjes civile. Shqipëria është në këmbë. Edi Rama nuk e merr peng vullnetin e shqiptarëve”.
Ishte kjo deklarata e kryetarit të opozitës Lulzim Basha në protestën e opozitës në Milot. Për sa i përket zgjedhjeve të 30 Qershorit, Basha theksoi se nuk do të ketë zgjedhje pa opozitën dhe këtë e di edhe bufi.
“Nuk do të ketë zgjedhje pa opozitën. Këtë e di dhe bufi dhe vëllai i bufit Edi Rama. Nuk ka zgjedhje pa opozitën. Ato vetëm zgjedhje nuk janë dhe opozita as nuk klonohet, as nuk shpiket dhe as nuk krijohet si mercenarët e Edi Ramës. Ka vetëm një opozitë. Ajo jemi ne e bashkuar me popullin dhe njerëzit. Ne jemi të vendosur që të mos lejojmë më kurrë krimin elektoral që është nëna e krimeve ekonomike, nëna e varfërisë, papunësisë që ka krijuar qeveria e njeriut më të paaftë më të inkriminuar në pluralizmin shqiptar. Do ketë vetëm zgjedhje të lira. Nuk do lejojmë me asnjë forme, me asnjë mjet, me asnjë çmim krimin elektoral. Zgjedhje false nuk do ketë më”, tha Basha./abcnews.al
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...