Google ADS

Basha: Duhet ta bëjmë rregull që askush të mos kërkojë mbi 2 mandate

13:08 | 23 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha sot se me qeverisjen e tij të ardhshme do ta bëjnë rregull kufizimin deri në dy mandate. Gjatë një takimi me të rinj studentë në universitetet e huaja dhe sipërmarrës, Basha theksoi se dy mandate janë të mjaftueshme për të realizuar të gjitha projektet e programit.

Kreu i demokratëve tha se potenciali numër 1 mbetet rinia shqiptare, ndërsa shtoi se ndryshimi mund të vijë përmes tyre.

“Krijohet një kulturë e frenimit të inciativës dhe favorizimit të një grushti njerëzish. Shqipëria ka ardhur në këtë pikë. Nuk ka më asnjë hapësirë për korrigjim, duhet thjeshtë një rindërtim, mbi bazat dhe parimet që ju i njihuni, konkurrencë e drejtë, barazi para ligjit. Ky është objektivi numër një i programit tonë. Objektivi i dytë, kthimi i Shqipërisë në një vend konkurrues në rajon.

Edhe unë kam qenë në pozitat tuaja. Kam qenë student jashtë, kam parë me trishtim të madh ndryshimin. Kam qenë 1 000 % i bindur se edhe Shqipëria mund të ecte para me hapat e duhur. Kur ke motivim dhe bënë punë ashtu sic duhet gjërat ecin përpara. Qeveria e ardhshme ka detyrë ta drejtojë këtë ndryshim. Prandaj zotohem, duke pasur si kriter bazë vetëm standarde evropiane.

Duhet ta bëjmë rregull që askush të mos kërkojë mbi 2 mandate. Dy mandate janë mjaftueshëm për të realizuar programin, çfarë nuk arrin në tetë vite, nuk e arrin në katër vite më shumë. Ky do të jetë një rregull kushtetues që do ti shërbejën edhe fuqizimit të brezit të ri dhe qarkullimit të elitës”, u shpreh Basha. g.v/abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme