Kreu i opozitës Lulzim Basha, deklaroi pas mbledhjes me aleatët se opozita e bashkuar ka vendosur të udhëheqë revoltën popullore deri në rrëzimin e Edi Ramës.
Sipas tij sot në Kuvend Rama duke i hequr të drejtën e fjalës opozitës, tregoi se po e kthen vendin në diktaturë.
‘Sot të gjithë e panë se si Rama i hoqi të drejtën për të folur opozitës. Edi Rama ka tani një parlament privat për të shkatërruar interesat personale, ka ndërtuar një qeveri private për të vjedhur qytetarët. Opozita është e vendosur ti japë fund krizës ku është vendi. Prandaj ne vendosëm të udhëheqim revoltën e qytetarëve me protesta popullore deri në rrëzimin e Edi Ramës. Ditën e shtunë do të mbledhim këshillin Kombëtar për të përcaktuar ditën e nisjes së protestave popullore, po kështu do të veprojnë edhe aleatët. Ne do të bëjmë gjithçka për të larguar 1 orë e më parë Edi Ramën’, u shpreh Basha.
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...