Basha: Do të krijojmë vende të reja pune

11:30 | 17 Qershor 2017
Arbresh.info

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka thënë të shtunën se nën qeverisjen e tij do të ketë zhvillim më të madh ekonomik në Shqipëri, si dhe krijim të vendeve të reja të punës.

Ai në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se plani i tij do të përmirësojë ekonominë për të gjithë qytetarët.

Postimi i plotë:

Duke u takuar e folur me qytetarët e Tiranës për hallet dhe nevojat e tyre. Plani im për një ekonomi të fortë do të krijojë vende pune dhe do të përmirësojë ekonominë e të gjithë qytetarëve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme