Google ADS

Basha: Do të bëjmë gjithçka për gratë

13:17 | 8 Mars 2019
Arbresh.info

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha iu ka dërguar një mesazh grave me rastin e 8 marsit. Në një status në “Facebook” Basha shkruan se kjo është një ditë për të reflektuar mbi sakrificën e përditshme të nënave, grave e vajzave në Shqipëri dhe për atë që duhet të bëjmë për to, për t’iu garantuar një jetë më të mirë.

Ai premton se opozita do të bëjë gjithçka për t’iu dhënë mundësi grave të kenë rolin që meritojnë në shoqëri.

STATUSI I BASHËS
8 marsi është një ditë e veçantë për të kujtuar dhe reflektuar mbi sakrificën e përditshme të nënave, grave e vajzave në vendin tonë. Sakrificën për të përballuar kushtet e vështira ekonomike e pasigurinë, sakrificën për të rritur dhe edukuar fëmijët, sakrificën e përditshme të mijëra nënave për të siguruar ushqimin e mjaftueshëm për fëmijët e tyre, sakrificën për të gjetur një punë, sakrificën e atyre që punojnë në kushte të vështira e me paga të pamjaftueshme për të paguar as ujin e energjinë e rritur, për të kujtuar sakrificën e nënave që punuan një jetë, por pensionin e kanë të pamjaftueshëm edhe për të blerë ilaçe.

Kjo është edhe një ditë-reflektim për atë që duhet të bëjmë për gruan, për t’i garantuar një jetë më të mirë, vende pune me kushte dhe paga më të mira. Mundësi për arsimim të fëmijëve pavarësisht kushteve të tyre ekonomike. Ne do të bëjmë gjithçka për t’u dhënë mundësi grave të kenë peshën dhe rolin që meritojnë në shoqërinë tonë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme