Kreu i PD, Lulzim Basha i ftuar në emisionin “Përballë” në TVSH ka premtuar se do të bëjë amnisti për të gjitha faturat e papaguara të energjisë elektrike.
Basha thotë se janë në gjithë Shqipërinë 335 mijë familje që çdo muaj apguajnë 25 deri në 28 mijë lekë vetëm për detyrimet e prapambetyra, ndërkohë që akuzon OSHEE se do të se i çon këto detyrime të prapambetura në tendera korruptivë.
Nga ana tjetër Basha tregohet i qartë duke theksuar se marrëveshja që do të anulojë, nuk do të thotë se pagesat e prapambetura do të mbeten pa paguar pasi do të ishte katastrofike.
‘’Thjeshtimi i procedurave, thjeshtimi i inspektorateve, masa degresive, çlirimi nga klima e terrorit që ka sjellë kjo qeveri, çlirimi nga masa të cilat janë arbitrare dhe siç është masa e këtyre marrëveshjeve të OSHEE-së që i marrin mbi 335 mijë familjeve shqiptare çdo muaj nga 25 deri në 28 mijë lekë të vjetra për fatura të papaguara të energjisë elektrike dhe pastaj këto para i çojnë për tendera abuzivë. Ne do të bëjmë një amnisti të këtyre pagesave, nuk do të paguhet më anulojmë këtë marrëveshje. Sigurisht kjo nuk do të thotë se s’do të paguhet energjia mujore sepse kjo do të ishte katastofike, po këto pagesa do të ketë një amnisti. Do të ketë një amnisti sepse këto para që janë marrë si detyrime të prapambetura, siç thash të 335 mijë familjeve faktikisht vidhen dhe shpërdorohen nga ajo që me të drejtë quhet banda më korruptive e shtetit OSHEE me në krye këtë Çelën e Durrësit. Këta njerëz do të bëhen shembuj dhe paratë që u merren qytetarëve shqiptarë. Edhe njëherë e them, 335 mijë familje paguajnë nga 25 deri në 28 mijë lekë në muaj për këtë bandë e cila pastaj i shpërdoron, i vjedhë, bën tendera korruptive do të përgjigjen para drejtësisë, do të përgjigjen para ligjit dhe amnistia për këto pagesa, për këto marrëveshje pagesash do të jetë një çlirim po do te jetë po kështu një mundësi që këto para familjarët ti përdorin për të paguar, se pak fatura kanë për të paguar sot vetën faturat e Covid-it ju shkojnë miliona lekë e i zhysin në borxhe. Këto para t’i kenë në xhepat e tyre për të paguar koston e jetës dhe për të përballuar çmimet e jetës së përditshme.’’- tha Basha.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?