Kryedemokrati Lulzim Basha, tha në studion e emisionit “Real Story”, se një nga angazhimet e 100 ditëve të para të tij si kryeministër, pas 25 prillit, do të jetë hapja e negociatave.
Ai tha se 25 prilli është një betejë mes një drejtimi që sipas tij, të lë në vendnumëro në arsim, shëndetësi dhe ekonomi, e nga krahu tjetër, një drejtimi që të mundëson në nivele të larta këto komponentë.
“Jam i vendosur që brenda 100 ditët e para të bëj të mundur hapjen e negociatave, kjo do të thotë që Reforma në Drejtësi të përparojë sipas standardeve Evropiane. Të mbyllur në politikën e Tiranës gjërat do të jenë ashtu siç e përshkruani ju. Zgjedhjet e 25 prillit s’janë as për Bashën apo Ramën. 25 prilli është procesi zgjedhor i Shqipërisë. A do ti japin një shans që fëmijët e tyre të largohen në emigracion? Do t’i japin shans një qeveria që për kaloi shëndetësinë në kolaps, dot ë pranojë degradimin e një arsimi kokëposhtë. Do ta lënë edhe katër vite të tjera? Apo do të na japin një shans që të rinjtë shqiptarë të kenë kushte standarde si Evropë. Investimet e fundit strategjike me të huaj janë ata me PD. Devolli dhe TAP. Nuk ka shans që shqiptarët të mos ta kuptojnë që 25 prilli është mundësia e fundit për normalizim, mundësia të kapim trenin në Evropën. Në çdo fushë qeveria ka dështuar. Mjaftonte vëmendja juaj për ta parë. 6 muaj më parë, pedagogët, femurët, a keni diskutuar me PD dhe të pyesni për formulimin e pyetjeve të PD. Shko tek Shqipëria Fiton.Al, ke programin aty. Garancia për 25 prillin është që PD vjen para shqiptarëve me aftësinë për t’i shërbyer qytetarëve”, u shpreh Basha.
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...