Basha: Dialog politik për të siguruar zgjedhje të lira, jo zgjidhje fasadë

18:50 | 5 Prill 2017
Arbresh.info

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi të mërkurën se republika e vjetër shpreson që, përmes një dialogu fasadë, të arrijë një zgjidhje fasadë.

Në një postim ne Facebook, Basha në vijim shtoi se “ata duan që Partia Demokratike dhe opozita të bëhen pjesë të pazareve dhe të farsës si në një teatër kukullash, jo në interes të shqiptarëve, por të interesave të kupolës së republikës së vjetër”.

“Me pak fjalë, ata duan që Partia Demokratike dhe opozita të marrë karriget e saj dhe “llokmat” e pushtetit në kupolën kriminale të republikës së vjetër. Kjo është shpresa, ky është projekti i tyre. Orët në vijim do ta shpalosin këtë komplot para të gjithëve. Njësoj si këto 47 ditë të kësaj lëvizjeje, jam po aq i vendosur dhe me i inkurajuar se kurrë. Ndaj, nëse, do të ketë dialog politik ai nuk do të kthehet kurrë në një pazar të pisët të disa politikanëve të opozitës me disa politikanëve të maxhorancës . Ai do të jetë dialogu politik për të siguruar zgjedhje të lira dhe të ndershme përmes të cilave do t’i jepet fund njëherë e përgjithmonë republikës së vjetër. #NgrihemiBashke #ZgjedhjeTeLira #RepublikaeRe”, shkruan Basha.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme