Basha dhe Berisha drejt Vjenës

09:25 | 22 Shkurt 2019
Arbresh.info

Menjëherë pas përfundimit të protestës, kryetari i PD Lulzim Basha është nisur drejt Vjenës.

Nuk dihen arsyet e këtij udhëtimi të papritur në mes të një klime të tensionuar politike, por ajo që është dhe më e çuditshme është fakti që Basha shoqërohet nga Shkëlzen Berisha.
Në foton e publikuar shihet kryetari i PD në shoqërinë e djalit të ish-kryeministrit Berisha, teksa presin në aeroportin e Rinasit. Mësohet se Basha dhe Berisha janë nisur për në Vjenë, ku do të takojë Presidentin e Asamblese Parlamentare e OSBE George Tsereteli dhe Sekretarin e Përgjithshëm.

Në kryeqytetin austriak, është bërë me dije se i pret, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu./GSH/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme