Basha: Detyra e PD të kthejë besimin tek shqiptarët

13:21 | 19 Janar 2019
Arbresh.info

Anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD janë thirrur për të votuar për funksionarët që do të drejtojnë Partinë Demokratike në 4 vitet e ardhshme, në fjalën e tij kreu i partisë më të madhe opozitare ka deklaruar se është detyra e PD të kthejë besimin tek shqiptarët, se Shqipëria mund të bëhet.

“Sfidat që kemi përpara janë të shumta, të mëdha dhe historike. Por gjithçka nis dhe do të ketë suksese vetën me transformimin e politikes, modernizimin dhe europianizimin e saj. Ndryshimi i politikës është sot mision kombëtar: nuk mund të ketë më as vonesa dhe as shtirje, makijazhe dhe fasada”, u shpreh Basha.

“Pasuritë e shqiptarëve po grabiten ndërsa energjitë e shqiptarëve po shterojnë duke u ndeshur me krimin, korrupsionin, injorancën, kaosin”, u shpreh Basha, teksa shtoi se Rama tani i po shkatërron të ardhmen.

“Mungesa e shpresës për të ardhmen është shkaku kryesor që shqiptarët po largohen nga vendi”, deklaroi Basha duke theksuar se “Shqiptarët kanë nevojë të zgjohen, kanë nevojë të gjejnë kurajë, kanë nevojë të besojnë. Roli ynë, roli i demokratëve, i Partisë Demokratike në këtë gjendje është kritik. Nga ne sot kërkohet një ndryshim transformues, edhe më i vështirë se ai në fillim të viteve 1990-të. Atëherë kishte energji, kishte shpresë, politika shihej si një e mirë që do e çonte vendin përpara. Sot Shqiptarët e shohin politikën si të keqen më të madhe dhe shkaktaren kryesore të problemeve tyre. Sot shqiptarët kanë humbur besimin tek vetja dhe tek e ardhmja. Në këtë sfond, në këtë realitet ne duhet jo vetëm të luftojmë luftën për ndryshim, por mbi të gjitha betejën për besim, sepse pa besim nuk mund të arrijmë asgjë! Sot ne duhet të kthejmë së pari besimin se Shqipëria mund të bëhet vend normal”./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme