Opozita kërkoi nisjen e hetimeve dhe nxjerrjen para drejtësisë të Autoritetit Rrugor Shqiptar, pas publikimit të fakteve se kompania fituese e lotit të parë për zgjerimin e Unazën e Madhe, ka falsifikuar dokumentet për të fituar tenderin prej 18 milion eurosh.
“Shqiptarët më në fund po e shohin të vërtetën siç është: Edi Rama është hajdut. Të gjitha koncesionet që ka hartuar dhe kontraktuar ARRSH-ja në rrugë janë akte të korruptuar, dhe asnjë nga zyrtarët e ARRSH-së të përfshirë nuk duhet të lihet i lirë por duhet hetuar dhe nxjerrë para drejtësisë”, tha Basha.
Për protestë bëri thirrje edhe kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.
“I bëj thirrje Prokurorisë shqiptare që të nisë sa më shpejt procedimin penal ndaj të gjithë hartuesve të këtij projekti famëkeq dhe grabitës disa herë të qytetarëve shqiptarë”, u shpreh Monika Kryemadhi.
Nisur edhe nga vala e protestave ne kryeqytet, lideri I opozitës I bëri thirrjeve qytetarëve të harrojnë bindjet politike dhe të të bëhen bashkë kundër Edi Ramës, shkruan topchannel, përcjellë Klan Kosova
“Dua t’u them edhe një herë studentëve, banorëve të Unazës, dhe qytetarëve kudo ku janë: unë jam me ju. Edi Rama dhe banda e tij po e çojnë vendin në greminë. Ne duhet të jemi të gjithë bashkë. Bashkë ne duhet ta ndalim me çdo mjet”.
Mes shumë mungesash, Foda zgjedh 11-shen ndaj Lituanisë
Osmani e ambasadorët diskutojnë për hapat e integrimit të Ko...
“Edhe katër investime të mëdha në stadiumet e futbollit” – Ç...
Musliu: Faton Peci e Fitore Pacolli bashkëpunëtorë në manipu...
Zyrtari i LDK-së thotë se Fitore Pacolli ia dha 100 mijë eur...
David: Barcelona ka qenë ekipi me të cilin jam rritur, ëndrr...