Basha bëhet aktiv në instagram: Ja cili do jetë vendimi i parë nga PD për studentët

20:22 | 15 Shkurt 2020
Arbresh.info

Kreu i Partisë Demokratie, Lulzim Basha ditën e sotme është aktivizuar duke komunikuar në platformën më të ndjekur nga të rinjtë, pikërisht në Instagram.

Ai ditën e sotme para ndjekësve të tij në këtë rrjet sociale shtroi një pyetje për të rinjtë se çfarë do të bënin ndryshe për të përmirësuar vendin.
Në përgjigjet e marra , Basha thotë se një prej ndjekësve i ka shkruar se nëse d të ishte ministër Arsimi ai do të anulonte Ligjin e Arsimit të Lartë, që është dhe pika e parë e programit të PD për arsimin.

Basha: Jam shumë i befasuar që brenda pak orësh mijëra prej jush, ndjekës të mi në Instagram, i jeni përgjigjur pyetjes se cili do të ishte vendimi i parë nëse do t’ju besohej posti i ministrit të Arsimit?

Mes mijëra përgjigjeve dhe komenteve, spikat sygjerimi për të anulluar Ligjin për Arsimin e Lartë, që është pika e parë e programit tim, programit të PD për Arsimin e Lartë.

Sygjerimet e tjera kanë të bëjnë me shtimin e financimeve për shkollat dhe universitetet tona dhe në veçanti krijimin e kushteve më të mira në universitet tona, në mënyrë që studentët tanë të marrin cilësinë e duhur të arsimit dhe të përgatiten për të dalë në tregun e punës, për të siguruar punë me kushte dinjitoze dhe paga më të larta.

Ju falenderoj nga zemra që bashkëbiseduat me mua sot nëpërmjet Instagramit dhe shpresoj ta vazhdojmë këtë formë komunikimi edhe për probleme dhe çështje të tjera që janë të rëndësishme për ju.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme