Në një dalje për mediat, kreu i PD-së, Lulzim Basha komentoi vendimin për shtyrjen me një vit të negociatave për Shqipërinë.
Basha u shpreh ndër të tjera se moshapja e negociatave nuk është një ndëshkim ndaj shqiptarëve, por refuzim i politikës së kapur nga krimi dhe droga.
“Gjuha që përdori Këshilli Europian konfirmoi edhe një herë se moshapja e negociatave nuk është refuzim as i shqiptarëve dhe as i perspektivës Europiane të Shqipërisë.
Përkundrazi sikurse deklaroi Këshilli rruga e shqiptarëve dhe Shqipërisë drejt BE-së është e hapur dhe është plotësisht në dorën tonë që të përparojmë në këtë rrugë për t’u bërë pjesë e BE-së.
Moshapja e negociatave është refuzim ndaj krimit dhe korrupsionit që ka pushtuar Shqipërinë nën qeverisjen Rama, është refuzim i politikës së kapur nga krimi dhe i ekonomisë të kontrolluar nga paratë e drogës dhe të krimit”, tha Basha.
Sipas tij moshapja e negociatave është refuzim personal ndaj Edi Ramës dhe klikës së inkriminuar që sundojnë mbi shqiptarët.
“Është refuzim i Saimir Tahirit, Fatmir Xhafajt, Taulant Ballës, Damian Gjiknurit, Arben Ahmetajt, Vangjush Dakos, Qazim Sejdinit, Elvis Rroshit, dhe kupolës politike të PS, pothuajse e gjitha e lidhur me krimin dhe me drogën.
Sjellja e Rames edhe pas refuzimit për hapjen e negociatave duke mashtruar pa turp shqiptarët tregon qartë se Edi Rama nuk ka për të përmbushur asnjë nga kushtet për ti hapur negociatat as në vitin 2019”, theksoi Basha.
Sipas tij zgjedhja e Ramës nuk është Evropa, por krimi, korrupsioni dhe droga.
“Sot ka vetëm një rrugë që të sigurojmë Evropën: Të përballemi me të vërtetën: se është qeveria e Edi Ramës ajo që na mban larg Europës.
Në emër të Partisë Demokratike siguroj shqiptarët se opozita do të bëjë gjithçka për t’u çliruar nga kjo e keqe e madhe, në mënyrë që të realizojmë së bashku anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian”, tha Basha./Express
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...