Kryetari Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pasditen e kësaj të diele ka qenë te protesta e banorëve të Unazës së Re të cilët protestojnë prej muajsh.
Në fjalën e tij nga Astiri kryedemokrati ka përgëzuar qëndresën e qytetarëve gjithashtu ka bërë thirrje të gjithëve që të bashkohen në këtë qëndresë kombëtare kundër qeverisjes së Edi Ramës dhe bandës së tij të krimit.
“Ka ardhur koha ta pastrojmë këtë llum. Koha e hajdutëve dhe e Ramës ka marrë fund, i ka ditët e numëruara. Vendimet mendoi se mund t’i merrte siç i ka marrë këto 6 vite, me taksa e fatura të larta, duke nxjerrë familje nga ndihma ekonomike, duke mbyllur biznese, duke nxjerrë kundër ligjit, mijëra njerëz nga administrata publike… deri sa u kap me presh në duar, këtu tek Unaza e Re, tek Teatri, nga Zëri i Amerikës, dhe tani verdikti është i qartë, Rama nuk merr dot asnjë vendim tjetër të paligjshme për shqiptarët. Je ilegjitim, ndaj sot nga unaza kam një mesazh për çdo qytetarë: ka ardhur koha që vendimet t’i merrni ju!”
Djegia e mandateve ka qenë një tjetër temë tek e cila është ndalur Basha këtë të dielë, ku sërish ka deklaruar se dorëzimi i mandatëve është vendimi I duhur që kanë marrë demokratët, LSI-ja dhe aleatët e tjerë.
“Djegia e mandateve është vendimi më i ligjshme, demokratik dhe patriotik. Me këtë vendim dolëm në krah të popullit. Për të kthyer vendimmarrjen tek populli, ky është vendimi që kemi marrë, unë si kryetarë i PD dhe aleatët tanë, për të mos qëndruar në krah të kriminelëve por në krahë të popullit.Kuptimi tjetër i këtij vendimi është që tashmë kemi hapur rrugën që çdo vendimmarrje tjetër, të kthehen tek populli, populli duhet të vendosë.Për t’i hapur rrugë zgjidhjes që ne kemi propozuar, është vendimi i vetëm që i hap rrugë kësaj zgjidhjeje”.
Ndërkohë nga protesta e Astirit kreu i demokratëve ka bërë thirrje të gjithëve që të mos mungojnë në protestën e 16 marsit, e cila sipas tij do të jetë historia e shqiptarëve të bashkuar për të fituar.
“Ju duhet të vendosni të merrni vendimin ju ftoj që me 16 mars kemi një takim me historinë që do të jetë historia e shqiptarëve të bashkuar, unaza e bashkuar dhe shqiptarët e bashkuar kanë për të fituar. Për ti hapur rrugë një qeverisje që të zgjidhet dhe të largohet me votën tuaj. Mos mungoni në takimin tuaj me historinë me 16 mars të gjithë bashkë do të hapim derën e mbyllur të Evropës, me Edi Ramën nuk do të ketë as Evropë as negociata siç nuk ka pasur këto 6 vite, u bëj thirrje edhe socialistëve të ndershëm që të bashkohen në këtë betejë ndaj të keqes. Ora e Shqipërisë evropiane po vjen.”
Kosova dominon në Bukuresht, por nuk ka gola pas pjesës së p...
Kuvendi me sqarim për kontratën e re për pastrim dhe mirëmba...
Policia e Shqipërisë nis aksion të antidrogës, “shënjestër” ...
Mbledhja e përbashkët Kosovë-Maqedoni, dalin detajet
Shqipëria mbyll përgatitjet në “Air Albania”, gati për ndesh...
Vëllai i Xhenetës me urgjencë vjen nga Suedia, gruaja e Mevl...