Google ADS

Basha: Asnjë përçarje në qëndrimin e opozitës, data 13 Tetor e vetmja e dekretuar

12:08 | 9 Gusht 2019
Arbresh.info

Kryetari i opozitës Lulzim Basha deklaroi qartë sot se “nuk ka asnjë përçarje në qëndrimin e opozitës” lidhur me zgjedhjet e 13 Tetorit dhe se data 13 Tetor është e vetmja datë e dekretuar nga Presidenti.

Basha theksoi se në zgjedhje do të hyhet me një qeveri tranzitore pa Edi Ramën kryeministër dhe zgjedhje parlamentare të parakohshme në një ditë më zgjedhjet lokale.

Basha tha: “Data 13 Tetor është e vetmja datë e dekretuar. KQZ-ja  duhet të zbatojë dekretin e Presidentit. Të gjithë ata  që e pengojnë do të vihen para drejtësisë ligjore dhe penale. Mund do të vonojë po nuk do të harrojë.

Por, ne nuk duhet të harrojmë të drejtën partiake për të hyrë në zgjedhje apo jo , kurse kur institucionet shkelin ligjin ato duhet të mbajnë përgjegjësi ligjore dhe penale.

Vendimi i opozitës për të mos hyrë në zgjedhjet e 30 Qershorit ka qënë vendim unanim dhe pa asnjë kundërshti.

Disa parti kanë bërë kërkesën për të hyrë në zgjedhjet e 13 Tetorit për të mos lejuar KQZ-në të ndërmarrë grushtin e shtetit. Hapat që u hodhën janë paraprirë nga një konsultim i plotë. “

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme