Google ADS

Basha: Angazhimi i parë i programit tonë është minimumi 110,000 vende të reja pune

09:30 | 2 Shkurt 2021
Arbresh.info

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha është përqendruar tek programi politik i opozitës për zgjedhjet e 25 prillit.

Basha përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se angazhimi i parë është minimum 110,000 vende të reja pune.

Sipas Bashës, krijimi i vendeve të punës është jetim për stabilitetin ekonomik, ndër të tjera ai thekson se ka ardhur koha që të largohet kjo qeveri për një qeveri të re.

“Angazhimi i parë i programit tonë është minimumi 110,000 vende të reja pune për shqiptarët.

Krijimi i vendeve të punës është jetik për stabilitetin ekonomik dhe çelësi për njerëzit që të investojnë në veten e tyre dhe fëmijët e tyre.

Ka ardhur koha ta largojmë këtë qeveri dhe të sjellim një qeveri të re, që kujdeset për njerëzit e jo për veten e saj”, shkruan Basha.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme