Për 30 qershorin, Lulzim Basha thotë se është varreza politike e Edi Ramës, shokut të avdylajve dhe bandave të krimit.
“Shqiptarët janë ngritur në këmbë në betejën kombëtare për Shqipërinë si gjithë Europa. Boll më me Shqipërinë që duan vetëm ata! Tani është koha për Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve! Asnjë hap pas”, shkruan kreu i Partisë Demokratike.
Opozita ka njoftuar se protesta e radhës kombëtare do të organizohet më 21 qershor, në orën 20:00. Kjo protestë zhvillohet vetëm 9 ditë nga data e zgjedhjeve lokale, që u shfuqizua më 8 qershor nga presidenti i Republikës, Ilir Meta.
Mazhoranca socialiste thotë se nuk e njeh dekretin e dytë të Metës dhe ka mbledhur firmat për shkarkimin e tij nga detyra, ndërsa bashkitë që drejtohen nga opozita kanë njoftuar se nuk do të organizojnë zgjedhje më 30 qershor.
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...