Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me demokratët dhe ka folur për zgjedhjet brenda partisë që do të mbahen më 13 qershor.
Basha tha se 13 qershori do të jetë një akt politik dhe një testim i rëndësishëm pas 25 prillit për t’i thënë çdo shqiptari dhe kundërshtari tonë se Partinë Demokratike pas 25 prillit e ka përballë më të madhe më të vendosur, më të fortë, për t’i shkuar deri në fund misionit për demokraci.
“Ftesa ime kryesore është që ta konsiderojmë pjesëmarrjen në 13 qershor si një akt politik dhe si testin e parë më të rëndësishmin pas 25 prillit për t’i thënë çdo shqiptari dhe kundërshtari tonë se Partinë Demokratike pas 25 prillit e ka përballë më të madhe më të vendosur, më të fortë, për t’i shkuar deri në fund misionit për demokraci. Nga ana tjetër debati i brendshëm me gjithë të mirat e veta ka edhe disa rreziqe. Pa paragjykuar lirinë e çdokujt që ka vendosur të kandidojë në këtë garë, kam kërkuar dhe do të kërkojë deri në minutën e fundit që ndonëse mund të kemi mendime të ndryshme mbi çështje të ndryshme, mbi një çështje s’mund të kemi dy mendime”, tha Basha./albeu.com
Ambasada e Shqipërisë uron 28 Nëntorin
Vrasja e Martin Canit, nxënës, mësues dhe prindër me marshim...
Tubim në Gjirokastër, Kumbaro: Kënaqësi të bisedosh me gjiro...
Joe Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën
Kurti për suksesin e Telekomit: I vetmi vend në rajon që nuk...
Vajzat e Kosovës U19 mposhten nga Gjermania