Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha se kryeministri Edi Rama “e ka blerë pushtetin me paratë e krimit dhe se s’ka moral të burgosë popullin”.
“Askush nuk mund ta ndalë popullin”, tha Bardhi.
“Rama e ka blerë pushtetin me paratë e krimit. Ai nuk ka as moral e as forcë të burgosë popullin e bashkuar. Beteja jonë është për Shqipërisë si gjithë Europa, askush nuk mund të na ndalë dot”, deklaroi Bardhi nga selia e PD.
“Shqipëria e shumicës morale dhe politike nuk pranon më dhunën e korrupsionit, nuk pranon më të vidhet nga banda e Edi Ramës.
Shqipëria e shumicës kërkon t’i jepet fund një Qeverie antikushtetuese, e cila ka marrë peng integrimin europian të vendit prej 6 vjetësh, ka dëbuar 500 mijë shqiptarë nga atdheu, ka destabilizuar jetën e shumicës së familjeve shqiptare, duke u rritur taksat, duke i vjedhur, duke i lënë pa pune, duke i trajtuar si qytetarë të dorës së dytë’, theksoi më tej Bardhi./tch/
Sot shqyrtohet në komision ligji i kthyer për rishqyrtim nga...
Sonte rikthehet Liga e Kampionëve me nëntë ndeshje në progra...
Sot protestojnë punëtorët e sigurimit fizik të QKUK-së
Shtëpia e Bardhë: Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e P...
Donald Trump: Do të rris tarifat për Kanadanë, Meksikën dhe ...
“Travel and Tour World”: Shqipëria, një yll në rritje në tur...