“Asnjë pakt Rama- Basha”. Gazment Bardhi konfirmon: Për shkak të Ramës, Shqipërisë do t’i shtohen kushtet për hapjen e negociatave.
Deklaratën e Presidentit se gjatë protestave të opozitës ka pasur informacion se do të digjej Kuvendi, PD nuk e merr si akuzë ndaj opozitës.
I ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi tha se opozita nuk ka patur asnjëherë qëllim që të dhunojë apo djegë institucionet.
“Ajo që garantoj unë në emër të PD është që nuk ka patur kurrë dhe nuk do të ketë kurrë asnjë jo përgatitje, por tentativë apo mendim për të djegur apo dhunuar institucione, përfshirë edhe Kuvendin. Përsa kohë unë nuk do të jetë lënduar një individ i vetëm nga opozita tregon që mund të ketë pasur episode që e kanë kaluar natyrën e një protestë normale, por në asnjë rast nuk ka pasur dhunë të organizuar nga opozita. Prandaj dhe deklaratën e Presidentit nuk e kemi marrë si akuzë ndaj PD. Presidenti ka më shumë informacion dhe kjo do të zbardhet në ditën në vijim”, tha Bardhi.
Pjese nga intervista
Pyetje: Si i komentoni qendrimet e Presidentit, i cili ju kritikoi sot?
Gazment Bardhi: Nuk është hera e parë që presidenti kritikon opozitën për vendimin e paprecedentë të djegies së mandateve. Ajo që do të duhet të marrim nga deklarata e sotme e presidentit ëhstë që në Shqipëri ka një krizë të madhe përfaqsimi. Sot, madje, nuk kemi vetëm një krizë përfaqësimi, por edhe një krizë kushtetuese dhe institucionale, pasi mungojnë disa prej institucioneve që mbajnë shtetin në këmbë, përfshirë, gjykatën kushtetise dhe janë bërë jofunksionale disa institucione të tjera në vend si parlamenti dhe pushteti lokal.
Pyetje: Presidenti la të kuptohet se ka sinjale për një pakt Rama-Basha. Është e vërtetë?
Gazment Bardhi: Nuk e kuptova kështu deklaratën e presidentit të republikës. Ajo që unë dua të konfirmoj është se nuk ka asnjë pakt dhe nuk do të ketë asnjë pakt pa u plotësuar kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme. Nuk është çështje pakti mes dy inidividëve, por e parimeve dhe standardeve që të mos kemi më një krizë të tillë institucionale, kushtetuese, politike, përfaqësimi, siç e quan Presidenti në të ardhmen. Pra, do të duhet të jetë një zgjidhje e tillë që e fut Shqipërinë në një rrugë që të gjithë e dëshirojmë, anëtarësimin në BE. E dëgjova deklaratën e Presidentit, nuk e kuptova se ku e bazon informacionin se zoti Basha apo PD ka thënë që do të hapen negociatat. Askush nga PD, përfshirë zotin Basha, nuk e ka thënë këtë. Ne kemi thënë që PD dhe Opozita e Bashkuar do të donim të hapjen e bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë, si një mundësi për t’I vënë fre kontrollit të ksaj qeverie apo për të patur më shumë ndikim në sitiatën e brnedshme në Shqipëri. Ne lobojmë që të hapen negociatat, si aspiratë e shqiptarëve për të qenë sa më parë pjesë e BE, por për shkak të sjelljes së kësaj qeverie, shanset vijnë duke u zvogëluar. Ishim me 5 kushte për hapjen e bisedimeve, kanë shkuar 7. Dhe të gjitha informacionet tona flasin që nga 7 mund të bëhen në 9 apo 10 kushte. Kjo tregon për hapa pas në peocesin e negociatave me BE. Ne duam që të jetë një PO, se nuk është Po për qeverinë, është Po për shqiptarët, por të gjitha dyshimet tona janë se nuk ka për të patur një PO pa kushte. Pra, do të shtohen edhe më shumë kushtet.
Osmani hap dyert e Presidencës për fëmijët, i quan udhëheqës...
“Shkodra Elektronike” në Podcast me Ramën: Fitor...
Rama ndan pamjet: Turistët në kodrat e mrekullueshme të Kara...
Kurti: Serbia me mbështetjen e Rusisë përhap narrativë kundë...
Rritet fluksi i kosovarëve në Morinë të Shqipërisë
Vihet gurthemeli i objektit të ri të Komunës së Shtimes