Pas deklaratës së Edi Ramës në lidhje me dokumentarin e televizionit Rai3, që tregonte për trafikun e drogës në Shqipëri drejt vendeve të tjera, për të cilin kryeministri tha se është e kotë të harxhosh kohë me shumëçka që sot serviret si gazetari, ka reaguar sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.
Përmes dy postimeve të njëpasnjëshme në llogarinë e tij në Twitter, Bardhi iu kundërpërgjigj Ramës duke thënë se faktet e partnerëve italianë janë të pakundërshtueshme, shkruan Topchannel.
“Rai 3 ne listen e armiqve te jashtem te Edi Rames dhe Sander Lleshajt, bashke me Zerin e Amerikes dhe Bildin. Prokurori i Antimafias Italiane nuk eshte “llafe ne ere”. Karabinieria italiane nuk eshte “llafe ne ere”. Faktet e partnereve jane te pakundershtueshme!”
Më tej, Bardhi shtoi:
“Ne Shqiperi eshte mbjelle 5 here me shume kanabis se vjet. Shqiperia baze per kokainen kolumbiane dhe heroinen afgane. Krimi i organizuar ka mbeshtetje ne te gjitha nivelet e qeverise. Shqiperia nen drejtimin e Edi Rames eshte kthyer ne parajsen e krimit e organizuar.”
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Zyra e KiE-së në Prishtinë organizon një tryezë diskutimi, m...
Përmbytjet vdekjeprurëse në Spanjë, të paktën 93 persona rez...
LDK sot prezanton kandidatët për deputetë të Prishtinës
Mblidhet sot Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes
Moti sot në Shqipëri