Pesëmbëdhjete familje të komunitetit egjiptian rrezikojnë të mbeten në mes të katër rrugëve në Shijak.
Historia e tyre fillon para 5 viteve, kur përmbytjet e atyre viteve, të shkaktuara prej daljes nga shtrati, të lumit Erzen, ua prishën barakat ku jetonin.
Ata për shume vite kanë jetuar në shtëpitë e tyre te ndërtuara në bregun e lumit. Asokohe ish kryetari i Bashkisë Shijak, z. Indrit Buka ju gjend pranë këtyre familjeve, duke i sistemuar ata në ambientet e ish spitalit të vjetër të qytetit, një ndërtesë kjo gati jashtë çdo standardi jetik. Por për këta banorë ajo ishte një shpëtim.
Por situata ndryshon pas 5 vitesh ku kryetari aktual i bashkisë , vendos që aty duhet të ndërtohet një shkollë për komunitetin , si pjesë e investimeve në qytet. Ndaj para 2 muajsh këtyre banoreve iu është komunikuar se duhet të lirojnë ambientet e ish spitalit, pasi aty do të fillojnë investimet.
Të gjendur ngushtë ky komunitet i është drejtuar Fiks Fare, pasi ndjehen te frikësuar për vitet në vijim për të mos pasur një strehë për familjet e tyre.
“Na është thënë se duhet të largohemi nga shtëpitë tona, pasi kjo godinë do të kthehet në shkollë. Për këtë gjë ne duhet të gjejmë vetë shtëpi me qira brenda qytetit të Shijakut dhe të lidhim kontratë me qiradhënësin” shprehen banorët. Atyre u është kërkuar të lënë godinën dhe të kërkojnë shtëpi me qira, pagesën e të cilave e merr përsipër Bashkia Shijak nga politikat e saja sociale. Ajo që është e vështirë për këta banorë është se në qytetin e Shijakut është tepër e vështirë të gjejnë shtëpi me kontrate, pasi kushdo që ka një ambient të tillë nuk do të ketë marrëdhënie kontraktuale me qiramarrësin. “Jemi në hall të madh pasi afati është lënë për disa javë të lirojmë shtëpitë, por nuk kemi ku të shkojmë” pohojnë njëzëri banorët.
Për këtë arsye gazetarët e Fiksit iu drejtuan Bashkisë Shijak, nënkryetarja siguroi se kjo bashki do të gjejë zgjidhjen për këta banorë e më pas do procedohet me investimin e planifikuar./TCh
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...