“Unë i dëgjova të shtënat nga brenda dhe dola. Nuk kuptova kë qëllonte. Ishte si luftë. Ende na dridhet trupi. Nuk e prisnim fare këtë gjë. Dukej sikur kishte humbur mendjen në moment. Nuk kemi pasur kurrë gjëra të tilla”, tha një banore e fshatit Bularat, në Gjirokastër.
“Ne ishim përgatitur për festë. Nuk e kuptuam pse ndodhi kjo, por ishte tmerr. Fat që nuk u vra njeri. Dëgjova që u tha burrave që ishin në oborrin e kafenesë ‘futuni brenda’ dhe kaq”, tha një tjetër banore.
Këto janë dëshmitë që vijnë nga fshatit Bularat, ku 35-vjeçari Kostandinos Kaçifa, rreth orës 10 të së dielës ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov, fillimisht në ajër, e më pas me breshëri në drejtim të punonjësve të policisë, që po afroheshin në drejtim të tij për ta vënë nën kontroll, raporton gsh.
Shyhrete Behluli mbushi sot plot 63 vjet
Tre të vdekur nga rrëzimi i avionit në Kenia
LDK’ja nesër hap fushatën, Abdixhiku do të shpalosë programi...
Liverpooli i gatshëm ta “thyejë bankën” për Van Dijk
Sanksionet amerikane ndaj naftës serbe, Vuçiq: Të ashpra – i...
Sveçla: Sot Kryeministri Kurti shpalli vitin 2025 si vitin e...