Google ADS

Banorët i kundërvihen policisë në Bularat: Shkofshi në djall maskarenj

22:46 | 28 Tetor 2018
Trina Galanxhi

Është tensionuar situata në fshatin Bularat të Gjirokastrës, në zonën e Dropullit, ku mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë një 35-vjeçar po nga ky fshat.

Në videon më poshtë shihen forcat e policisë teksa një pjesë largohet nga fshati me makina, ndërsa banorët me ironi i duartrokasin duke thirrur “Bravo”, e një pjesë tjetër i ofendojnë.

Banorët dëgjohet të thonë në gjuhën greke “E vratë djalin. Turp t’ju vijë. Largohuni prej këtej” si dhe ofendime të tjera me fjalë banale.

Pamjet nga Sarandaweb:

https://www.facebook.com/SarandaWeb.net/videos/484905228697575/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme