Banorët e Unazës së Re të njohur si zona e “Astirit” në kryeqytet janë mbledhur sërish sot në protestë për të kundërshtuar shembjen e banesave të cilat preken nga projekti i Unazës së Madhe.
Banorët thonë se përpara se të grumbulloheshin, kanë qenë punëtorët e bashkisë që kanë prerë edhe pemët. Banorët i druhen ndërkohë ndërhyrjes për prishjen e banesës, ata thonë se edhe ndërprerja e energjisë elektrike është bërë e qëllimshme.
“Dua të më dëmshpërblejë për shtëpinë. Na kanë vënë një kryq, s’na kanë dhënë asnjë letër. Po veprojnë si bandë. Ta heqë nga mendja, jemi njerëz të ndershëm, nuk jemi shpellarë”, u shpreh një prej protestuesve.
“Gjysmën e shtëpisë ma pret rruga, gjysmën tjetër kush e merr, e merr shteti e bën pallate. Ne nuk jemi kundër projektit, rrugën e duam, por si po na prish shtëpi të na japë shtëpi. Nuk jemi shpellarë të na lërë në mes të rrugëve. Kemi të drejtën minimale, si erdhi për vota, të kërkojë mendim për këtë projekt. Jemi njohur me projektin kur vunë tabelën, prej dy javësh e na thanë jeni skualifikuar nga legalizimi. Deri në pikën e fundit të gjakut, do protestojmë. Nuk mund të kthehemi ta nisim prapë me minus”, deklaroi një grua.
“30 vjet janë dhënë me mijëra tendera dhe ky popull s’u çua asnjë herë në protestë. Thika na është futur në palcë kurrizore”, u shpreh një tjetër banor.
Ata paralajmëruan se protesta do të vijojë me bllokimin e rrugës dhe iu kanë bërë thirrje banorëve të tjerë të bashkohen në protestë, ndërsa nuk i kanë kursyer akuzat ndaj qeverisë e bashkisë për çështjen e projektit./bw
Gjuriq për shpërthimin në Ibër Lepenc: Serbia është e gatshm...
Vetura godet dy këmbësore në Vushtrri
Gjendet pa shenja jetë një burrë në parkingun e QKUK-së
Qorolli: Sulmi në Zubin Potok është i ngjashëm me atë që Rus...
KOSTT: Furnizimi me rrymë i sigurt
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia me aksion në rajonin e Zu...