Banorët e Unazës së re protestojnë për herë të parë në trotuar

21:30 | 12 Tetor 2019
Arbresh.info

Banorët e zonës së Unazës së Re vijuan edhe sot në mbrëmje protestën e tyre dhe kundër projektit për Unazën e Re dhe kundër shembjes së ndërtimeve të tyre.

Në protestën e sotme, u pa një shtim i numrit të forcave të policisë, të cilët te vendosur kordon janë perpjekur të ndalojnë banorët për të bllokuar rrugën si në netët e mëparshme.

Por banorët kanë vijuar protestën e tyre duke qëndruar në trotuar, ndërsa rruga gjatë gjithë protestës ka qenë e lirë për qarkullimin e makinave.

Në fjalimet e tyre protestuesit akuzuan qeverinë dhe kryeministrin për përfitime personale në mënyrë abuzive nga projekti i Unazës së Madhe.

Protestuesit mbyllën gojën dhe lidhën duart me zinxhirë, në mënyrë simbolike për atë që ata e quajtën dhuna qeveritare dhe mbyllja e gojës për të mos protestuar.

Sërish protesta e këtyre banorëve u mbështet nga përfaqësues të opozitës. /ABC News Albania

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme