Banorët e zonës së Xhamllikut në kryeqytet nuk do të kenë më probleme me furnizimin me ujë të pijshëm. Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve po vijon punën për investimin në rrjetin e shpërndarjes në rrugën “Telo Ndini”, një investim nga i cili përfitojnë dhjetëra familje.
Linja e re e ndërtuar do të bëjë të mundur një furnizim me ujë, me të gjitha parametrat dhe cilësinë e duhur për ta përdorur atë.
Ky investim i Bashkisë në këtë zonë të kryeqytetit ka bërë të mundur një kapacitet të shtuar të furnizimit me ujë të pijshëm, si dhe shërbim cilësor për qytetarët.
Gjatë këtyre katër viteve, grupet e punës të UKT kanë ndërhyrë edhe në zona të tjera të kryeqytetit, për t’i dhënë zgjidhje çdo problematike të krijuar në çdo cep të Tiranës./tch/
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...