Pas katër ditësh duke protestuar para Ministrisë së Arsimit, studentët e universiteteve publike në vend, por jo vetëm duket se nuk do të ndalen akoma.
Pasi kanë njoftuar se do të vazhdojnë protestën, një gjest human kanë bërë banorët e Tiranës, të cilët kanë hapur dyert për studentët e rretheve.
Vetëm në redaksinë e JOQ Albania kanë mbërritur dhjetëra mesazhe, ku banorët ofrojnë strehë për studentët.
Ndër ta, veçojmë:
shpia ime ne laprake te pallatet blu ne dispozicion. jam.jasht shqiperis por qelsat i ka komshiu.. 5/6 vet rrijn rehat mos hezitoni tme kontaktoni nese ju duhet. #jemi #me #studentet”
Mirembrema jeton ne gjermani dhe ne Tirane kam apartamentin tim tek rruga e kavajes prane kishes katolike per tre studente protestues e ve ne dizpozicion. Te me kontaktojne ne inbox qe tju jap nji numer telefoni ku te marrin celsat. Me respekte #mestudentet”
Përshëndetje JOQ! Shtëpia ime në Laprakë, të pallatet blu, është në dispozicion të studentëve. Çelësat e apartamentit i ka komshiu dhe në të mund të rrinë rehat 5-6 studentë, mos hezitoni t’më kontaktoni nëse u duhet një vend për të fjetur në Tiranë.
Më shkruani në këtë numër në WhatsApp që t’juvë në kontakt me komshiun që mirëmban shtëpinë time.”
Ditën e sotme studentët përzunë nga sheshi ministren Lindita Nikolla, pasi nuk e pritën fare mirë faktin se ajo “mbiu aty nga hiçi”.
Ata nuk duan të negociojnë, por duan plotësim të kërkesave të tyre, pasi duket se kanë pritur shumë dhe janë fryrë me premtime boshe.
Ditën e nesërme është njoftuar dhe protesta e radhës, e cila do të ketë një itinerar të ngjashëm me atë të sotmin.
Nga ora 8:30 – 9:30, studentët mblidhen pranë Korpusit Universitar, për të marshuar më pas drejt Ministrisë së Arsimit.
Kumbaro: Shqipëria në syrin e Condé Nast Traveller është des...
Kosova vazhdon stërvitjet për dy sfidat e nëntorit
Daut Haradinaj: Kurti po injoron shkeljen e të drejtave të s...
Aktakuzë ndaj një mjeku të QKUK-së që lëshojë dokument të fa...
Rritet numri i të vrarëve në sulmin rus në Odesa
Chiesa rikthehet në Itali, afër gjigantit italian