Banorët e Rinasit sërish në protestë, ndërhyn policia| Kundërshtojnë mbylljen e qarkullimit me një sens lëvizjeje

12:55 | 3 Maj 2022
S D

Banorët e Rinasit po protestojnë sërish ditën e sotme kundër vendimit të ARRSH, për mbylljen e qarkullimit të rrugës me një sens lëvizjeje.

Ata janë shprehur se me dhjetëra familje mbeten të bllokuara nga bërja me një sens e kësaj rruge dhe kanë njoftuar se nëse nuk ka një reagim nga autoritetet protesta do të përshkallëzohet.

Bëhet me dije se në protestë ka ndërhyrë policia dhe FNSH që të largojnë protestuesit nga rruga në mënyrë që të hapët qarkullimi.

ARRSH ka vendosur për një afat të pacaktuar që lëvizja drejt aeroportit të realizohet me një kalim, me drejtimin nga Qafë Kashari-Rrethrrotullimi i “Nënë Terezës”-Ahmetaq. Mjetet që vijnë nga veriu drejt Rinasit do të ndjekin lëvizjen Fushë Krujë-Vorë-Qafë Kashar-Aeroport./Top Channel

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme