Na u deshën më shumë se 2 orë për të arritur në Prenisht, një fshat me më tepër se 50 banorë.
Qentë filluan të lehin, pasi në këtë zonë nuk vijnë shpesh njerëz të panjohur.
Mikpritës, ashtu siç e kanë traditë na presin edhe pse me plot vështirësi për shkak të dimrit. Banorët tregojnë se vështirësinë e të jetuari në këtë fshat gjysmë të braktisur.
“Është shumë me vështirësi të madhe, bën dimër i tmerrshëm shumë. Jetojmë më vështirësi të madhe. Rrugët i kemi të zëna, na ndihmon ndonjëherë komuna, por s’ka çfarë bën”, u shpreh Hekuran Hoxhallari.
Situata zgjat deri në mars, ndërkohë banorët krijojnë rezerva ushqimore.
“Problemi më i madh qëndron tek pjesa e rrugës, kur ra dëbora u hap njëherë rruga, u bllokua prapë. Tani kemi prapë vështirësi”, u shpreh Jetnor Gjona.
“Të paktën deri në mes të marsit pjesa është e vështirë, për ushqimet krijojmë një farë rezerve për një muaj”, tha më tej banori.
Për Minirin, një nga banorët lindur e rritur në këtë fshat tregon se në rast se dikush sëmuret banorët detyrohen ta marrin në kurriz për ta çuar drejt spitalit.
Kërkesa e vetme ndaj shtetit është rruga.
“Ndaj shtetit kërkojmë vetëm rrugën. Po u bë rruga gjërat e tjera rregullohen, se kur ke rrugën bëhen të tjerat. Këtu s’pyet njeri. Pyesin vetëm kur votojmë, thonë do bëjmë këtë do bëjmë atë, pastaj pas 4 vitesh vijnë”, tregoi banori.
Plaku i zgjuar ironizon teksa thotë se djemve nuk u japin më nuse, për shkak të mungesës së rrugës.
“S’vijnë ato si do vijë nusja, çfarë do beje nusja këtu. Mezi rri ai që e kam bërë unë jo me çupa e tjetrit”, u shpreh i moshuari.
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...
Singapori dënon me vdekje trafikantin e drogës/ Ekzekutimi i...
Shenjat e horoskopit që nuk kujdesen për mendimet e të tjerë...
Gjashtë mënyra për të gjetur më shumë gëzim dhe më pak stres...
Arioni surprizohet nga motra e tij në Big Brother, ja takimi...