Banorët e Mirditës gjithë natën “në luftë” me flakët

09:48 | 27 Prill 2018
Arbresh.info

Banorët e fshatit Thirre të Mirditës, kanë ‘luftuar’ më flakët gjatë gjithë natës për të vënë nën kontroll zjarrin i cili përfshiu zonën mbrëmjen e djeshme.

Zjarrfikësit dhe banorët e zonës kanë ndërhyrë me mjete rrethanore, ndërsa mësohet se janë djegur 10 hektarë me pisha dhe shkurre.

Zjarri i rënë mbrëmë rrezikonte edhe 10 banesa që ndodheshin afër vatrave të zjarrit, por fatmirësisht ndërhyrja e banorëve bëri që zjarri të vihej në kontroll, shkruan Ora News.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme